Vjosa Osmani pritet nga Erdogan në Stamboll: Mirënjohje për angazhimin në sigurinë e rajonit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndodhet në Stamboll, ku është pritur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani shkruan se i ka shprehur mirënjohje Turqisë për angazhimin në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?