VMRO-DPMNE: Jo qeverisë “Rama” në Maqedoni
VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate me shkrim thekson se LSDM-ja nuk po arrin të realizojë premtimet për ndarjen e Maqedonisë dhe po bëhet gjithnjë e më nervoze.
Nga partia në pushtet, thonë se populli e ndaloi Zaevin në tregtinë me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare vetëm për të shpëtuar nga burgu për krimet e bëra.
“Grupi kriminelëve nga LSDM-ja nuk pati sukses në tentimin për puç. Nuk pati sukses me thyrjen e Rregullores për punë të Kuvendit, ligjeve dhe Kushtetutës që të zgjedhet kryetar Tirane në Kuvend. Grupi i LSDM-së nuk pati sukses të bëj hapin e parë, që përmes derës së vogël të realizojë Deklaratën e Tiranës. Kriminelët nga LSDM-ja përsëri nuk tërhiqen nga qëllimi i tyre, të formojnë qeveri me dëshirën e Edi Ramës. LSDM-ja për ta shpëtuar veten nga burgu, gjithë shtetin po e fut në humnerë politike”, thuhet mes tjerash në deklaraten e VMRO-së.