VMRO-DPMNE “zhytet” në krizë, nxjerr në shitje godinën

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka deklaruar se për shkak të situatës jo të mirë financiare, drejtuesit e partisë kanë nisur të diskutojnë për shitjen e godinës.

“Mendojmë për racionalizimin e shpenzimeve në parti. Nëse kemi ofertë të mirë, godina ku është e vendosur partia e njohur si ‘shtëpia e bardhë’ mund ta shesim ose ta japim me qira. Tani po skanojmë tregun dhe pastaj do të vendosim”, tha Mickoski.

Mes tjerash ai ka theksuar se nuk ka patur takim me ish-kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin, por thekson se do të ishte mirë ta shihte para se të shkonte në burg.

SHKARKO APP