VMRO-Shilegovit: LSDM po dëshmon se është në panik të madh
VMRO-ja i është kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegovit, i cili me anë të një deklarate për shtyp tha se qeveria e re reformuese do të zbatojë reforma themelore në gjyqësi dhe prokurori, dhe të do sigurojë sistem gjyqësor të pavarur dhe drejtësi për të gjithë.
“LSDM-ja në çdo konferencë për shtyp tregon se çfarë paniku është partia e tyre, pasi populli në mënyrë të qartë u tha atyre që kot e keni se keni pranuar Platformën e Tiranës” dhe se kot bëni pazare me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare, pasi qeveria “tiranase” nuk do ta udhëheqë Republikën e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
“Frika e Petre Shilegovit dhe Zoran Zaevit se do të duhet të vuajnë dënimet e gjata me burg është e justifikuar. Kot i kanë pranuar të gjitha shantazhet. Kot u lutën për t’u falur për rastin “puç” përmes Katica Janevës së tyre.
Kot kërkuan mbështetje dhe luten për mbrojtje nga trafikantët e drogës nga Haraçina, Tetova dhe Shkupi. Kot negociuan me mafian që të mbështesin LSDM-në dhe udhëhqesinë e krimit. Populli u ngrit dhe kundërshtoi politikat e pabesa të Zaevit dhe kompanisë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.