Votimi nesër në PE, kërkohet dënimi i Serbisë dhe që Kosovës t’i hiqen masat

Parlamenti Europian do të diskutojë ditën e enjte për pesë rezoluta të ndryshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit në Banjskë.

Kërkohet që Serbia të mbahet përgjegjëse për atë që ndodhi dhe të vendosen masa ndëshkuese ndaj këtij shteti.

Një tërheqje veshi vjen përmes këtyre rezolutave edhe për ndërmjetësuesit, Lajçak dhe Borrell, të cilëve u kërkohet që të kenë një qasje më të balancuar dhe më pak përkëdhelëse ndaj Serbisë.

Në rezolutën e Grupimit Social Demokrat të Tonino Picula bëhet thirrje që Bashkimi Europian të heqë masat e vendosura ndaj Kosovës.

Dënohet fushata e rinisur tashmë e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë për Kosovën. Në rezolutën e Partive Popullore Europiane dënohen përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të ndikuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në çështjen Kosovë-Serbi, dhe ngrihen dyshime për një përfshirje ruse në sulmin e Banjskës.

SHKARKO APP