Votuan pro emrit të ri, policia merr në mbrojte deputetët opozitarë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë në mbrojtje deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese.

Që nga votimi i 19 tetorit patrulla policore po qëndrojnë në afërsi të shtëpive të shtatë deputetëve ndërsa ata po sigurohen edhe gjatë lëvizjeve jashtë banesave të tyre.

Një vendim i tillë është marrë pas kërcënimeve në rrjetet sociale se “deputetët që do të votonin për ndërrimin e emrit të shtetit do të tradhtonin idealin e atdheut dhe parimet e partisë VMRO-DPMNE, se me asnjë çmim nuk do të mbështesin marrëveshjen kapitulluese me Greqinë”, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, disa nga deputetët që votuan ndryshimet, ka thënë se nuk ndjehen të rrezikuar, si ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska dhe Lube Arnaudov thanë se asnjëherë nuk kanë marrë kërcënime për jetën ndërsa kanë mbrojtur qëndrimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese, si “mundësi për të ndërhyrë në përmirësimin e Marrëveshjes për Emrin gjatë fazës së paraqitjes së amendamenteve për forcimin e identitetit maqedon”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetet që votuan ndryshimet akuzohen për ngjarjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill një vit më parë, dhe mbështetja e tyre për ndryshimet thuhet të jetë bërë për heqjen e padisë për “tentim-vrasje dhe kërcënim terrorist të rendit kushtetues”.

Votat e deputetëve të VMRO-së ishin të domosdoshme për të siguruar dy të tretat, të nevojshme për kalimin e propozimit të Qeverisë për qasje në ndryshimet kushtetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?