Vrasja e 18-vjeçares shqiptare në Tuz, qytetarët: Ta kapim përbindëshin

Një tjetër e re mbeti viktimë e vrasjes nga partneri. Qytetarët e Malit të Zi kanë bërë thirrje për protesta ditën e sotme në orën 12, pas vrasjes së 18-vjeçares Shejla Bakija nga partneri i saj me breshëri armësh në Tuz.

Thirrjet për protestë janë bërë në rrjetet sociale, ku pjesë e tyre është dhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj.

Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara.

Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës. Pas ngjarjes autori është larguar dhe ende nuk është kapur nga autoritetet.

SHKARKO APP