Vrasja e avokatit, fqinjët: Djali e mbante në prehër
“Ishte një burrë i veshur me të zeza dhe me një kapuç të zi në kokë, rreth 180 centimetra i gjatë”. Këto detaje ka dhënë një dëshmitar okular për vrasësin e avokatit të famshëm serb, Dragoslava Miše Ognjanovića.
Në atentat mbeti i plagosur dhe djali i avokatit, Peter 26-vjeç. Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 19:30 në Rrugën Proleterska në Beograd të ri.
Pas të shtënave, atentatori u largua me këmbë drejt stacionit të autobusëve- thotë një prej dëshmitarëve okularë, që nuk do të indentifikohet.
Mësohet se Peter e mbajti në krahë të atin ndërsa shembej në tokë pas të shtënave. “Ai tërriste “Babi, Babi” duke e mbajtur atë në prehër. Bluza e tij ishte e mbuluar në gjak” tha një nga fqinjët e tyre.