Vrasja e biznesmenit shqiptar, 30 persona shoqërohen në polici

Policia dhe Prokuroria Publike ende nuk e bëjnë të ditur nëse ka ndonjë rezultat nga kërkimi i vrasësit të biznesmenit të Strugës, ish-të dënuarit për organizim të postitucionit Dilaver Bojku (Leku).

Nuk jepen as informacione zyrtar mbi arsyet e mundshme për vrasjen Edhe pse opinioni pret që të dëgjojë se deri ku është hetimi për këtë ngjarje e cila ka ngjallur interesim të madh, jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë, deri më tani nuk është kumtuar asgjë më shumë se informatat e dhëna paraprakisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë.

Nga SPB Ohër sot për Alsat-M vetëm kanë bërë të ditur se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona.

SHKARKO APP