Vrasja e gazetarit, Serbia dënon ngjarjen e 1999

Katër persona u dënuan nga gjykata serbe ditën e sotme për vrasjen e publicistit dhe gazetarit Slavko Curuvija në 11 prill të vitit 1999.

Curuvija u vra gjatë festës së Pashkëve Ortodokse.

Pak ditë para ngjarjes një gazetë pro Milloshevicit shkruajti një opinion ku tha se Slavko përkrahte bombardimet e forcave të NATO-s ndaj Serbisë në mbrojte të çështjes së Kosovës.

Radomir Markovic, ish kreu i Departamentit të Sigurisë u dënua me 30 vjet burg si iniciator vrasjeje.

Milan Radonjic, në atë kohë drejtor i Zyrës së Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (SDB) në Beograd u dënua gjithashtu me 30 vjet, ndërsa  operativët Ratko Romic dhe Milan Kurak me nga 20 vjet secili.

Deklarata e lëshuar në 2017 thoshte se Curuvija u vra përshkak të kritikave të tij ndaj Milloshevicit.

“Curuvija u vra sepse kundërshtoi autoritetet, influencoi tek populli dhe opozitarët.Ai vdiq si martir”, thuhej në deklaratë.

Aktualisht Markovic aktualisht po vuan dënimin në burg, me akuzë për përfshirje në vrasjen e ish-presidentit Ivan Stambolic dhe në 1999 për tentativë vrasjeje për politikanin Vuk Draskovic.

SHKARKO APP