Vrasja e gruas nga burri, familjari i viktimës: Do lindte nesër! Policia ka qenë në dijeni
Detaje rrënqethëse zbardhen nga krimi i rëndë ë Kosovë. Një familjar i gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e maternitetit, tha se Hamide Magashi pritej që të lindte nesër. Familjari dëshmoi se Magashi ishte lajmëruar sot nga mjekët se ishte në proces lindjeje dhe se do të realizohej nesër
“Ka qenë e martuar në Godanc, nja 3-4 muaj e martuar. Ka pasur mosmarrëveshje me burrë e me familje, diçka s’janë ra razi edhe mes policisë, mes socialit, u nda.
Ka ndejtur n’shpi të vetën deri tash kur i ka ardhë koha për lindje. Tash ka ardhur koha me lindë. Ka qenë e martuar, 3-4 muaj ka nejtë të burri. Policia krejt e ka ditë rastin, se nëpërmjet policisë u nda kjo çikë”, ka thënë ai.