Vrasja e Ivanoviç. Urdhër-arresti për politikanin e njohur

Prokuroria Speciale ka lëshuar udhër-arrest për Milan Radojçiç, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa pritet që brenda ditësh, të lëshohet edhe urdhër-arrest ndërkombëtar.

Prokurori Sylë Hoxha ka konfirmuar për “Gazetën Express” se në fillim të kësaj jave është lëshuar urdhërarrest ndaj nënkryetarit të Listës Srpska, Milan Radojciç.

“Po mund të ju konfirmoj që Prokuroria Speciale e Kosovës më datë 21 janar ka lëshuar urdhërarrest vendor për Milan Radojciqin, si të dyshuar për përfshirje në rastin e Oliver Ivanoviçit”, ka thënë Syla.

“Prokuroria në bazë të kompetencave të saja pritet që së shpejti të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar”, ka thënë Syla.

Radojciç, i cili konsiderohet si njeriu më i fuqishëm i Veriut, ka qenë target në një operacioni të kryer nga njësitë speciale të Kosovës në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.

Zyrtafri i lartë i Listës Srpska, që cilësohet si i dyshuari kryesor në rastin e Ivanoviçit, ishte arratisur, ndërsa policia arrestoi tre të tjerë, të cilët po mbahen në paraburgim.

Në mesin e të arrestuarve është Marko Rosiç, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe Ndeljko Spasojeve e Dragisha Mirkoviç.

Ndërsa dy ditë pas kësaj bastisjeje, Radojçiç u shfaq në publik nga Beogradi dhe tregoi se ndodhej në Serbi. Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP-në, u vra më 16 janar të vitit 2018.

 

SHKARKO APP