Vrasja e kreut të serbëve të veriut, Beogradi ndërpret bisedimet. Vuçiç thërret urgjent këshillin e sigurisë

Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviç.

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviç dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili, gjatë akademisë së djeshme përkujtimore për masakrën e Reçakut, deklaroi se “Serbia plakë mos të provojë të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”.

Vuçiç ka caktuar sot për në orën 12:00 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave. Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës.

SHKARKO APP