Vritet në Beograd ish-avokati i Millosheviçit

Avokati i njohur serb, Dragoslav Ognjanoviç, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd.
Dragoslav Ognjanoviç, një avokat i njohur në Serbi, është vrarë të shtunën pasdite para ndërtesës ku banonte në lagjen Beogradi i Ri në kryeqytetin serb, bëjnë të ditur mediat serbe.

Në momentin e raportimit, Policia ishte ende në vendin e ngjarjes, ndërsa të gjitha rrugët rreth zonës janë të bllokuara.

Ognjanovic ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Miloseviç, gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, Ognjanoviç ishte avokat mbrojtës në shumë raste të profilit të lartë që kishin të bënin me mafinë në gjykimet që zhvilloheshin në gjykatat serbe dhe malazeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?