Vritet në burg shqiptari
Një shqiptar është vrarë në burgun e Koridalosit në Greqi, ku sapo ishte transferuar. Ai është Albert Bako dhe sipas të përditshmes ”Protothema”, u vra nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij nga burgu i Chania. Albert Bako ishte në burg pasi në nëntor të 2014-s, hapi zjarr me kallashnikov në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona. Gjithashtu, së bashku me një tjetër person ai mori pjesë në atentatin ndaj avokatit grek Antonopoulos.