Vr*sja e Marigona Osmanit, protestë kundër drejtësisë: Po rrezikon sigurinë e grave dhe vajzave

Vrasja e Marigona Osmanit, tronditi thellë shoqërinë kosovare. Aktivistët dolën këtë të mërkurë në një protestë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, për të dërguar në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit. Bjeshkë Guri, përfaqësuese e organizatës, thiotë se praktikat e sistemit të drejtësisë në Kosovë na vërtetuar se nuk po funksinojnë për gratë.

Ajo ka thënë se vendimi i gjykatës për rastin e Osmanit ka shkaktuar “revoltim tej mase”, dhe rrezikon sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë. “Nuk mund të lejojmë që rasti i Marigonës të zvarritet në ndërtesat e gjykatave dhe eventualisht t’ua thellojë edhe më tej dhimbjen familjarëve të saj”, ka thënë ajo.

Në gusht të vitit 2023, Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”. Më 23 shkurt, Apeli e ka miratuar ankesat e avokatëve mbrojtës për aktgjykimin, me arsyetimin se ka pasur shkelje procedurale gjatë gjykimit. Marigona Osmani ka qenë 18-vjeçare kur u vra në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardanit.

SHKARKO APP