Vuçiç: Agjenti serb në Kuvendin e Maqedonisë, me lejen e pushtetit

SERBI-Përfshirja e agjentit serb në ngjarjet e 27 prillit, sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç është bërë me bekimin e kreut shtetëror të Maqedonisë. Këtë e shpalosi mbrëmë presidenti serb në një intervistë për radio televizionin e Serbisë. Por sipas ish Ministrit të Punëve të brendshme Pavle Trajanov e rëndësishme është që të dihet se kush i ka dhënë leje agjentit serb të marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Ai njeri, ai zotri Zhivaleviq nuk ka shkuar atje kokë në vete, nuk më ka pyetur as mua e as kënd tjetër në vendin tonë edhe pse para neve duhet të jap llogari. Ai I ka pyetur drejtpërsëdrejti përfaqësuesit më të lart shtetëror të Maqedonisë , ju ka thënë se dëshiron të jetë atje dhe a keni diçka kundër dhe a më lejoni?Dhe ata kanë qenë plotësisht në dijeni për prezencën e tij aty- deklaroi Aleksander Vucic president i Republikës së Sërbisë.

“Por sidoqoftë duhet të hulumtohet se a ka patuar asi lloj leje.A ka kërkuar, nga kush e ka kërkuar, kush ja dha atë leje dhe të bartin ato përgjegjësi. Pasi që nuk është e natyrshme si fillim, kërkesa dikush të kërkoj që të merr pjesë në vende ku ka dhunë , ku është ushtruar dhunë drejt autoriteteve më të larta në vend , drejtë përfaqësuesve të shtëpisë ligjvënëse , të merr pjesë një agjent I jashtëm në këtë punë qoftë edhe si vëzhgues mendoj se është plotësisht punë jo përgjegjëse , dhe nëse arsyetohen se autoritetet I kanë dhënë leje që ai të jetë pjesëmarrës çka është gjithashtu skajshmërish e papranueshme dhe absurde”- deklaroi Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme.

Trajanov pret që gjatë ditëve të ardhshme të qetësohet situata me Serbin, por ai nuk e hedh poshtë mundësin që nëpërmjet Serbisë fuqi të mëdha dhe qendra të fuqishme të tentojnë të destabilizojnë vendin me qëllim që të bllokojnë proceset euro integruese.

“Dua t’ju rikujtoj vitin 95 kur Maqedonia vendosi pro-perëndimit atë botë kësi lloj terminologjie u përdorte, ndodhi atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov dhe të gjitha proceset stagnuan dhe Maqedonia vonohej me ndryshimet në proceset demokratike. Tani kur kemi mbështetjen më të madhe deri tani nga BE, nga NATO edhe nga SHBA-të për reforma çka nënkupton anëtarësim më të shpejtë në NATO, fillimin e bisedimeve me BE, mundet të jetë kjo ndonjë skenar që përsëri të destabilizohet Maqedonia, Ballkanai dhe mos të mundet Maqedonia të kap hapin drejt qëllimeve tona strategjike për të qenë pjesë e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”- theksoi Pavle Trajanov.

Megjithatë Trajanov nuk përjashton mundësin që BE-ja dhe faktorët tjerë të ndërhyjnë për qetësimin e situatës mes Serbisë dhe Maqedonisë, njofton Alsat M.

SHKARKO APP