Vuçiç: Amerika e njëanshme në Ballkan, por e duam Trampin
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Davos për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai u intervista nga agjencia Reuters në Forumin e Tregjeve Globale.
Ai tha se 90% e sërbëve kanë mbështetur Trampin si president, për shkak te Amerika gjatë viteve të shkuara e ka bërë të qartë se ka dhënë mbështetje të njëanshme në Ballkan. Lidhur me rrugën evropiane të Ballkanit, Vuçiçi tha se të gjithë po bëjnë detyrat e shtëpisë. Kurse për çështjet ekonomike, u shpreh: Mendoj se Ballkani ka potencial të bëhet forcë shtytëse për rritjen ekonomike evropiane. Nuk është e lehtë ta ruash stabilitetin në Ballkan, por të gjithë kemi investuar shumë përpjekje për paqen. Duhet të bindim më shumë investitorë se jemi në gjendje t’i ndreqim gabimet e së shkuarës.