Vuçiç analizon temat e nxehta, çfarë po planifikon në Kosovë?!
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ftuar në një emisionin e mëngjesit në televizionin “TV Pink” foli dhe analizoi tema të rëndësishme të aktualitetit, por si çështje më kryesore ishte përplasja mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai u ndal edhe tek deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, i cili deklaroi ditë më parë se është koha për një marrëveshje historike mes të dyja vendeve. Presidenti serb theksoi faktin se nuk e ka kuptuar mirë porosinë që dha shefi i shtëpisë së bardhë për frazën “Jemi afër përfundimit të dialogut”.
Krahas pikave dhe problemeve të tjera, Vuçiç ka shprehur edhe një dëshirë. Sipas tij, vitin e ardhshëm është koha për të shtuar lindjet tek serbët që jetojnë në Kosovë si strategji për të patur një të ardhme më të mirë.
“Për kompromis kërkohet shumë energji, mund të dëshirë, nuk jam i sigurt nëse dikush në Prishtinë është i gatshëm për këtë. Më së tepërmi më brengos fakti se më askush nuk dëshiron të flasë rreth kësaj, për taksat dhe problemet e tjera. Ato përdoren vetëm kur duhet të sulmohem unë ose Qeveria, edhe pse situata në Kosovë është gjithnjë e më e rëndë. Do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe do të mundohemi që vitin tjetër t’i rrisim lindjet në Kosovë në mënyrë që të kemi më shumë fëmijë dhe njerëzit atje të kenë të ardhme. Tri ditë njerëzit këtu flasin për Kosovën, pastaj diçka tjetër u bëhet më e rëndësishme. Por, populli ynë mund të mbështes në shtetin e tyre, Serbinë”, tha ai.
Gjithashtu ai pohoi se është i gatshëm të bisedojë me Kosovën, por më parë kjo e fundit sipas tij duhet të rishikojë vendimin për tarifat e vëna për mallrat serbe.
“Sa do që mund të jetë e dhimbshme, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Unë jam i gatshëm të jap të gjitha që kam arritur në politikë, edhe besimin që e kam fituar, sondazhet tregojnë se në dy muajt e fundit e kemi besimin më të madh se kurrë më parë. Por, jam i gatshëm që të gjitha këto t’i humb në mënyrë që të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Haradinaj ka thënë se do të më rrëzojë deri te Shen Nikola. Unë i kuptoj dëshirat e tij dhe shumë të tjerëve. Shumëkujt në regjion nuk u intereson Serbia të jetë e fortë, në mënyrë që si më parë, ta shpalosin shumëkush, dhe në këtë formë të krijojnë shtete dhe kombet e tyre”, theksoi Vuçiç.