Vuçiç dhe zyrtari britanik Moor bisedojnë për dialogun dhe tarifën

Britania e Madhe pavarësisht daljes së planifikuar nga BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur rajonit e Ballkanit.

Këtë e konfirmoi në Beograd, drejtori i përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Richard Moor, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Zyrtari i lartë britanik, tha se gjatë qëndrimit që kishte në Kosovë, para se të udhëtonte në Beograd, ka kërkuar nga autoritetet e Prishtinës të shfuqizojnë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës në mënyrë që të dyja palët sa më parë të vazhdojnë dialogun, thuhet në një komunikatën për media nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se Kosova vendosi taksën doganore prej 100 përqind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në bisedë me zytarin britanik ka shfaqur shpresën së “bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojë t’i bëj thirrje Prishtinës të heqë dorë nga tarifa”.

Vizitat e zyrtarëve evropianë dhe të Shteteve të Bashkuara në Beograd dhe Prishtinë janë intensifikuar në periudhën e fundit pasi të dyja vendet nuk po lëvizin nga pozicionet e tyre, sa i përket bllokimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Beogradi akuzon Prishtinës se po e pengon vazhdimin e dialogut përmes tarifës ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht po deklaron se Beogradi po bën kushtëzime dhe se nuk duhet të ketë ndërlidhje të tarifës me dialogun./Rel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?