Vuçiç i ”merr” aleatin Kosovës, i kërkon ndihmë Erdoganit për situatën në veri

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka nisur manovrat për të rreshtuar krah tij edhe një tjetër aleat të mirë të Prishtinës zyrtare, Turqinë. Përmes një komunikate, zyra e shtypit të udhëheqësit serb njofton se Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun turk, gjatë së cilës i ka kërkuar Erdoganit mbështetje për “stabilizimin” e paqes në rajon.

“Presidenti Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër serbëve. Ai gjithashtu i kërkoi kreut të shtetit turk të përdorë reputacionin dhe ndikimin e Turqisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”,-tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Me këtë lëvizje, më shumë sesa një tentativë për të stabilizuar paqen në rajon, Vuçiç duket se po përpiqet për të izoluar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Pas Perëndimit, me Rusinë të cilën e ka gjithmonë pas vetes, Turqia mbetet sfida më e madhe për Beogradin.

SHKARKO APP