Vuçiç: Jam i shqetësuar nga deklarata e Junker për luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Alerksandër Vuçiç, ka folur sot rreth deklaratave të bëra dje nga Presidenti i Komisionit Evropuian, Jean-Claude Juncker, rreth mundësisë së shpërthimit të një konflikti në Ballkan.

Vuçiç ka thënë se deklarata të tilla nuk duhet nënvlerësuar, pasi vijnë nga një politikan mjaft serioz siç është Juncker.  “Është një paralajmërim shumë i fortë që vjen nga presidenti i KE-së, Juncker, se Ballkani mund të jetë në një gjendje të njëjtë sikurse në vitet e 90-ta nëse iu refuzohet perspektiva e integrimit në BE”, ka thënë  presidenti serb, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se Serbia do të mundohet të jetë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.  Dje Juncker ka thënë se nëse BE-ja nuk i qaset seriozisht Ballkanit, specifikisht Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të ndodh që të përsëriten konfliktet e njëjta të viteve 90-ta.

Sipas tij integrimi i kësaj pjese të Ballkanit në BE, po vonohet shkaku i problemeve me kufijtë.

SHKARKO APP