Vuçiç: Jam në pritje të propozimit nga Perëndimi për uljen e tensioneve! Do thërras serbët…

Situata në veri të Kosovës nuk është e qetë, ndaj dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi.

Këtë mbërmje Vuçiç tha se e di se cila është zgjidhja për përshkallëzimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që do shkojnë në Beograd.

“Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj [Mirosllav] Lajçakun dhe [Gabriel] Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka gjetur dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiç.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

SHKARKO APP