Vuçiç: Mbështes dialogun Beograd-Prishtinë, koha për paqe dhe stabilitet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se e mbështet procesin e dialogut Beograd-Prishtinë. Vuçic shpreson në zgjidhjen e një kompromisi por nuk pret që kjo të ndodhë deri në fund të këtij viti.
“Ne kemi nevojë për një periudhë paqeje dhe stabiliteti”, është shprehur Vuçiç, transmeton lajmi.net.
Gjatë një interviste për ‘Sputnik’, ai ka thënë se duhet punuar më shumë për serbët e Kosovës.
“Unë mendoj se është më e rëndëishme që serbët e Kosovës të kenë shkolla të reja, kopshte të reja, të marrin ndihma më të mëdha në ekonomi. Disa prej tyre nuk po mund të jetojnë. Ata po duhet të mbijetojnë në kushte shumë të vështira. Çështja më e rëndishme për ta është që kenë shtëpitë e tyre, pasta të ju përmirësohet standardi i jetesës dhe të ju krijohet një e ardhme për veten dhe fëmijët e tyre. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë”, ka thënë Vuçic.
Sipas tij, njerëzit janë lodhur nga luftërat dhe është nevoja për paqe dhe stabilitet më shumë sesa për ndonjë gjë tjetër.