Vuçiç merr zyrtarisht funksionet e presidentit

Presidenti i ri serb, Aleksandar Vuçiç mori sot zyrtarisht funksionet e presidentit nga kreu i mëparshëm i shtetit, Tomislav Nikoliç, gjatë ceremonisë në Pallatin Presidencial në Beograd.

Gjatë ceremonisë në hollin e Presidencës, Nikoliç i dha Vuçiçit flamurin dhe vulën e shtetit.

Nikoliçi e priti Vuçiçin në hyrje të Presidencës pasi presidenti i ri bëri betimin në Parlament.

Gjatë rrugës nga Parlamenti drejt Presidencës, Vuçiçi u prit me duartrokitje nga njerëzit që ishin mbledhur për ta mbështetur dhe uruar.

SHKARKO APP