Vuçiç mesazh Gabrielit: “Tango nuk kёrcehet vetёm”

Sigmar Gabriel viziton Serbinё dhjetё ditё pas fitores sё diskutueshme tё kryeministrit Vuçiq si president i ri. Gjermania do tё vazhdojё ta mbёshtesё atё – pavarёsisht protestave nё rrugёt e Beogradit.

Shtrёngimi i duarve ёshtё i pёrzemёrt, atmosfera e ҁlirёt dhe miqёsore. Nё vilёn luksoze “Mir” (“paqe”), shtёpia e pritjes e qeverisё serbe, ministri i Jashtёm gjerman Sigmar Gabriel takohet me kryeministrin serb Alexandar Vuçiq. Qysh nё fillim Gabriel e uron atё pёr fitoren si presidenti i ri i vendit, i ciili  qё nё raundin e parё ai fitoi 55% tё votave. “Por kjo nёnkupton edhe qё ju keni tani njё pёtgjegjёsi mё tё madhe”, shton ai. Vuçiq pranon me kokё pa e ndryshuar mimikёn. Nё maj ai merr postin e ri.

Protestat vazhdojnё

Ndёrkohё sёrish mijёra vetё protestojnё – opozitarё nga tё gjitha kampet – nё rrugёt e Beogradit kundёr kёsaj zgjedhjeje. Ata nuk duan ta besojnё, qё gjithҁka ka shkuar nё mёnyrё tё drejtё, madje thuhet se nё kutitё e votimit kanё pёrfunduar vota tё tё vdekurve pёr Vuçiqin. Po ashtu bёhet fjalё, se mediat shtetёrore kanё raportuar vetёm pёr 47-vjeҁarin konservator ekonomist politik, ndёrsa opozita ka pasur mundёsi tё raportojnё vetёm pёrmes rrjeteve sociale.  Gabriel e thotё, se ka dёgjuar pёr kёtё, por “nuk dёshiron tё jap kёshilla, se si duhet tё reagojnё demonstruesit”. Madje thotё ai, “demonstrata kundёr qeverisё ka edhe nё Gjermani”. Qё ky krahasim ndoshta nuk ёshtё i saktё, kёtё Gabriel menjeherё mundohet ta rikuperojё duke shtuar, se “liria e mendimit dhe tё drejtat e njeriut janё tё rёndёsishme, nёse synohet antarёsimi nё BE.”

Serbia si faktor i rёndёsishёm stabiliteti

Qё ka pasur “parregullёsi” nё zgjedhje, kjo nuk kundёrshtohet nё rrethin e Gabrielit, por pёr diplomacinё gjermane mё e rёndёsishme ёshtё diҁka tjetёr: Serbia konsiderohet si faktor stabiliteti nё Ballkan. Gjermania e mbёshtet atё nё rrugёn pёr nё BE. Deri nё vitin 2020, ndoshta edhe 2022 Vuçiq, sikurse i tha ai Gabrielit, do t’i ketё pёrfunduar reformat nё sistein e drejtёsisё duke vendosur standardet e BE-sё. Por duket, se ai nuk ka besim tek burri i fuqishёm i Serbisё.

Grindja e vazhdueshme me Kosovёn

Ka mjaft kantjere tё hapura. Papunёsia nё Serbi ёshtё e lartё, korrupsioni po ashtu. Ky vend vazhdon tё mos jetё dakord me pavarsinё e Kosovёs. Por njohja e Kosovёs ёshtё njё kusht pёr antarёsimin e Serbisё nё BE. Sёrish bisedimet pёr gjetjen e njё zgjidhjeje janё pezulluar. Vuçiq ia ngarkon fajin pёr kёtё qeverisё sё Kosovёs. “Ne jemi tё gatshёm, por tango nuk kёrcehet vetёm”. Gabriel hesht pёr kёtё. Pas vizitёs nё Beograd ai pritet tё enjten (13.04) nё Prishtinё. “Kjo ёshtё rastёsi dhe nuk ka tё bёjё me zgjedhjen tuaj. Ne ministrat e jashtёm tё BE-sё tani duam sёrish tё kujdesemi mё shumё pёr Ballkanin dhe tё gjitha vendet e tij”, siguron Gabriel, i cili do tё vizitojё  edhe Shqipёrinё.

Takimi me opozitarёt njё sinjal i qartё

Krahas Vuçiqit Gabriel nё Beograd u takua edhe me ministrin e Jashtёm Daçiq, kёrkesat e ministrave tё tjerё pёr takim, si mёsohet nga rethi i Gabrielit, ai i ka refuzuar. Nё vend tё tyre ai takohet me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile, pra me opozitarё, nё rezidencёn e ambasadёs gjermane, Kjo ёshtё njё shenjё e qartё, qё ai i merr mё me seriozitet protestat se Vuçiq.

SHKARKO APP