Vuçiç mesazh ngushëllimi për sulmin terrorist në Ankara

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për sulmin terrorist në Ankara, dërgoi telegramë ngushëllimi kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

“Me pikëllim dhe keqardhje të madhe kemi pranuar lajmin për shpërthimin e madh të cilin e shkaktoi auto-bomba në qendër të Ankarasë, ku dhjetëra njerëz humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë u plagosën rëndë. Edhe një herë dua të theksoj rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, i cili vazhdimisht kërcënon dhe dëmton vlerat e civilizimit dhe shoqërisë bashkëkohore”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit të Serbisë.

Vuçiç shtoi se në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe në emër e tij, përcjell ngushëllimet më të thella ndaj kryeministrit Davutoglu, qeverisë turke dhe familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

SHKARKO APP