Vuçiç mungoi në Berlin, ironia nga Kurti: Ndoshta dikujt i ka munguar, por jo mua
Në Samitin e Procesit të Berlinit, Serbia u përfaqësua nga kryeministria, e jo nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, ndërsa ka shtuar se nuk është se i ka munguar dikujt.
Pas kësaj, Kurti duke se ka thumbuar kryeministrin Rama, duke thënë se “ndoshta ndokujt i ka munguar, por sigurisht jo mua”.
“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.