Vuçiç: Na pret një dimër i vështirë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave të tij, “por çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra që nuk kemi dakord”.

“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne, do të ketë probleme”, tha Vuçiç, i cili ka pasur një numër takimesh në SHBA lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne do të luftojmë në kushte të vështira, nuk do të jetë e lehtë. Do të shohim se si do të duket krejt kjo. Sigurisht nuk presim ditë të lehta, as një vjeshtë të lehtë dhe as një dimër të thjeshtë për ne”, tha Presidenti serb për TV ‘Pink’.

Ai tha se nuk ishte hera e parë që Serbia është në një situatë të tillë, por se ai do të vazhdojë të luftojë për Serbinë, për popullin serb në Kosovë, për interesa kombëtare dhe shtetërore.

“Dhe, të presim që të rrjedh mjalti e qumështi , t’ju them që kam bërë punë fantastike, duke ndryshuar mendjen e tyre … Ne jemi shumë të vegjël për të ndryshuar mendjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se, për fat të keq, ndonjëherë ndjehet i vetmuar, sepse të gjithë të tjerët i lajnë duart, megjithëse ishin shumë të përfshirë në krijimin e problemit.

SHKARKO APP