Vuçiç: Ne nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të vdesin nga uria në Kosovë
“Ne nuk do të lejojmë që njerëzit tanë të vdesin nga uria, edhe pse këtë shumica e dëshirojnë dhe jo vetëm në Prishtinë apo në pjesë tjera të botës, por për fat të keq edhe këtu në Serbinë qendrore”, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas shpërndarjes së kontratave të punës për të diplomuarit më të mirë të fakulteteve mjekësore dhe të shkollave të mesme në Serbi, raporton Kossev.
Ai thotë se kjo gjendje paraqet “një problem serioz”, dhe se Serbia “do të ndihmojë serbët atje sa të mundet në këtë situatë shumë të vështirë dhe komplekse”, dhe shton se nga bashkësia ndërkombëtare nuk pret asgjë “si zakonisht”.