Vuçiç nesër në Kosovë, policia: Ia kemi lejuar hyrjen
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet që nesër të vizitojë Kosovën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosoëvs, Baki Kelani ka thënë se organet e sigurisë në vend janë përgjegjëse për t’i ofruar përcjellje policore çdo personaliteti dhe niveli të lartë që viziton Kosovën.
“Çdo delegacion që vjen në Kosovë dhe posedon leje të autoriteteve të Republikës së Kosovës, policia pavarësisht prej nivelit të delegacionit dhe vlerësimeve të rrezikshmërisë i ofron përcjellje policore”, ka Kelani.
Kreut të qeverisë së Serbisë, i është lejuar zyrtarisht vizita në Kosovë, teksa edhe disa javë më herët e kishte paralajmëruar ardhjen në Kosovë, por ishte anuluar në momentet e fundit.