Vuçiç: Nish-Prishtinë, autostrada e paqes me shqiptarët

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se duhet filluar sa më shpejt ndërtimi i autostradës Nish- Prishtinë, duke e quajtur atë “autostradë e paqes”.

Pasi kjo rrugë sipas tij, do t’i lidhë më mirë serbët dhe shqiptarët.

“Ajo do të jetë autostradë e paqes dhe besoj se do të jetë lidhja më e mirë ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe e ftojmë BERZH-in që të na ndihmojë”, ka thënë Vuçiç duke iu drejtuar pjesëmarrësve në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) që po mbahet në Londër.

SHKARKO APP