Vuçiç: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë për shkak të Kosovës

Në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpjeguar arsyet pse Beogradi ende nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.

Ai këtë e ka argumentuar duke përmendur rastin e Kosovës. “Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni vetën në pozicionin tonë. Cili nga anëtarët e Këshillit të OKB-së e mbështet integrimin tonë territorial”, tha Vuçiç.

Presidenti serb më tej deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njejtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpmja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014 pas një referendumi, ku 96.77% e votuesve kërkuan bashkimin me Rusinë. Por edhe Ukraina e konsideron Krimenë si territor të sajin.
Duke e akuzuar Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës, Perëndimi kishte vendosur disa sanksione mbi Moskën.

Madje shteti rus kishte hedhur poshtë pretendimet që e fajësonin për bashkimin “jodemokratik” me Krimenë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?