Vuçiç nuk i bindet BE-së: Zbatimi për targat bëhet veç me dhunë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se do të shkojë në Bruksel për takimin me Albin Kurti kjo me një qëllim që të ruajë paqen dhe stabilitetin. Për të qeveria e Kosovës mund të zbatojë vendimin e saj për targat e automjeteve, kryesisht në veri, vetëm me dhunë.
“Kjo mund të bëhet vetëm me dhunë, por mos prisni që Serbia t’ju ndihmojë në rregullimin ligjor të problemit”, tha ai sipas mediave serbe.
Vuçiç gjatë prezantimit të armëve të reja të prodhuara nga Serbia në Akademinë Ushtarake në Beograd, tha se Serbisë nuk duhet t’i interesojë Kushtetuta e Kosovës.