Vuçiç: Nuk ka vazhdim të dialogut pa e hequr taksën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç paralajmëron mospjesëmarrje në dialog pa heqjen e taksave nga ana e Kosovës. Vuçiç shton se serbët nuk janë budallenj dhe nuk do lejojnë të poshtërohen, transmeton Tv Pink.
Sipas tij përveç taksës Kosova duhet të kërkojë falje edhe për dëmin e shkaktuar ndaj Serbisë.
“Nuk ka vazhdim të dialogu pa e hequr taksën.
Ne nuk jemi budallenj dhe nuk do të lejojmë të poshtërohemi dhe mashtrohemi. Së pari kërkim falja, pastaj e shohim se sa keni borxh për këtë provokim”, është shprehur Vuçiç mëngjesin e së shtunës.
Ndër të tjera Vuçiç ka komentuar edhe vendimin e opozitës serbe, e cila nuk ka pranuar që të marrë pjesë në zgjedhjet 19 majit në katër komunat me shumicë serbe në Republikën e Kosovës. Sipas tij me këtë veprim ata e kanë pranuar pavarësinë e shtetit të Kosovës.