Vuçiç: Nuk lejoj që Serbia të kërcënohet me dhunë
Grupe qytetarësh në Beograd u hodhën në protesta në mesditën e së dielës para ndërtesës së presidencës së Serbisë në kohën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, po i drejtohej vendit pas protestave të së shtunës kur grupe qytetarësh hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror në shenje pakënaqësie me qasjen e njëanshme të tij.
“Nuk do të lejohet askush të kërcënojë Serbinë me dhunë”, tha Vuçiç, ndërsa i cilësoi si “fashistë” disa nga drejtuesit e opozitës serbe.
Forca të mëdha të policisë janë vendosur përreth ndërtesës së presidencës serbe, ndërsa protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb.
Të shtunën policia ndërhyri në ndërtesën e televizionit shtetëror serb dhe nxori prej andej grupet e protestuesve përfshirë edhe disa udhëheqës opozitar.