Vuçiç: Pas sulmit në veri, gjërat nuk do jenë të njëjta

Pas aksionit të policisë së Kosovës sot në veri, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se gjërat nuk do të jenë më të njëjta dhe se Beogradi do të ketë qëndrim të ndryshëm ndaj shqiptarëve. “Pas sulmit në veri, gjërat nuk do jenë të njëjta.”-tha Vuçiç.

Në fjalën e tij drejtuar gazetarëve, Vuçiç tha se pas seancës së parlamentit për Kosovën, nesër me shumë siguri nuk do flitet për atë që ka ndodhur.

“Do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociatorëve shqiptarë dhe atyre që sot bën marri dhe thanë se ishte një luftë kundër korrupsionit”,- tha ai.

SHKARKO APP