Vuçiç pas takimit me Hahnin: Serbia nuk është në pozitë të lehtë me Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim me komisarin evropian për Zgjerim Johannes Hahn, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Beograd. Vuçiç deklaroi se Serbia nuk është në pozitë të lehtë për Kosovën dhe se të gjithë nuk e duan kompromisin, transmeton Koha.net.
“Po ne nuk do të lejojmë që të përulet Serbia”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se “nuk duam luftë dhe se po qe nevoja do të bisedojmë edhe nga tri herë në ditë me Kosovën”. Komisari Hahn ka thënë se të gjithë e dinë se Kosova “është çështje e hapur” porse, siç përcjell “blic” i Beogradit, ajo nuk është e gjitha dhe çdo gjë që Serbia të përparojë në rrugën europiane”.
Hahn në Beograd ka shkuar me marrëveshjen që Serbisë ia jep 41 milionë euro ndihmë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. BE ka premtuar edhe ndihma të tjera për Beogradin.