Vuçiç për Kosovën: Koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur
Presidenti i Serbisw, Aleksandar Vuçiç, ka thënë nw Paralmentin serb se kur është fjala për Kosovën, ka ardhur koha për të zgjedhur midis gënjeshtrave të ëmbla dhe të vërtetës së hidhur.
“Në të njëjtën kohë, askush nuk duhet të mendojë se ne nuk do të luftojnë më shumë se të tjerët për popullin tonë në Kosovë, veçanërisht ata që e njohin të vërtetën, por qëllimisht janë të heshtur”, ka thënë Vuçiç.
Duke folur për Dialogun e Brukselit, Vuçiç ka thënë se bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë shumë të rëndësishme.
Sipas tij, me këtë proces Serbia ka arritur të fitojë kohë për të ndaluar humbjen e Kosovës si dhe, siç ka thënë, për të rivendosur reputacionin e Serbisë.
“Dialogu arriti të sjellë përsëri çështjen e Kosovës në tryezë të bisedimeve”, ka thënë Vuçç.
“Ne kemi kërkuar kohë për të shpëtuar tokën tonë atje. Më është thënë se duhet të flini, edhe nuk është e mirë që të bisedohet me Thaçin, por ju duhet ta bëni se kjo është e mirë për vendin tuaj”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç ka folur edhe për mos formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa ka thënë se Kosova nuk e bëri një gjë të tillë pasi u lejua nga perëndimi.
“Forcat evropiane dhe Shtetet e Bashkuara lejuan që Prishtina të mos formonte Asociacionin e komunave serbe për gjashtë vjet, që ishte detyrimi i vetëm i shqiptarëve nga Marrëveshja e Brukselit”, tha presidenti Vuçiç, përcjell Tanjug, transmeton Koha.net.
“Serbët në veri të Mitrovicës, sidomos sot, janë absolutisht dominues në të gjitha institucionet, e që këtë rast nuk e kishin pasur deri në vitin 2013. Ata që flasin për gjyqësorin – do të doja të them një gjë: Imagjinoni se dikush përdhunoi një grua serbe në Kosovë, çfarë mund të bëjmë? – të ngremë aktakuzën në Kralevë ose nuk kemi mundësi fare të ndjekim penalisht përdhunuesin?”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiç e ka quajtur katastrofë për Serbinë, atë që sipas tij, në Kosovë numri i serbëve në 30 vjetët e fundit është përgjysmuar.
Fjalia e tij se “në Kosovë nuk do të ketë më masakra të reja ndaj serbëve”, mori duartrokitjet e deputetëve.
Tutje ai ka thënë se pa hyrë në thelbin e problemit, Serbia e kishte neglizhuar fuqinë e bashkësisë ndërkombëtare më 1999, duke e cilësuar “agresion të NATO-s e humbjen më tragjike të Serbisë në 500 vjet histori”.