“Vuçiç planifikon të vrasë serbë në Veri”, anëtari i VV-së: Në Bruksel do të marrë emra të vrarësh

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të nxehta, aq më tepër me deklaratat politike, por edhe me vetë situatën në terren.

Anëtari i kryesisë së partisë Vetëvendosje, Arbër Zaimi, jep një deklaratë të frikshme, kur thotë se plani i Vuçiçit para takimit në Bruksel me Kurtin, është që të vrasë disa serbë në Veri.

Në një postim në Facebook, Zaimi shkruan se Vuçiç dëshiron të shkojë në bisedime me emra të vrarësh me vete. Sipas anëtarit të VV-së, një gjë e tillë do të sillte tensione mes dy vendeve.

“Vuçiçi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”, tregon planin dhe objektivin e vet. Disa serbë të armatosur të cilët terrorizojnë popullsinë vendase, që gjuajnë me armë kundër policisë e cila patrullon kundër kontrabandës, që gjuajnë me shuplaka para syve të fëmijëve familjarët që udhëtojnë me makina, Vuçiçi po dëshiron t’i shpallë martirë para vaktit. Ai ka nevojë që në Bruksel të marrë me vete emra të vrarësh, sepse argumente nuk i kanë mbetur më”, ka shkruar ai.

SHKARKO APP