Vuçiç: Politika ime për Kosovën ka dështuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur tepër skeptik për politikën që aktualisht vendi i tij ka ndjekur ndaj Kosovës. Ai deklaroi sot publikisht se Serbia prej 5 vitesh është përpjekur për ta kthyer çështjen e Kosovës në tryezën e bisedimeve, e cila sipas tij ka pësuar humbje.

“Politika ime që Serbia të mbajë sa më shumë në Kosovë dhe Metohi ka pësuar humbje, kjo politikë nuk ka fituar, për shkak se serbët preferojnë të qajnë për diçka që kaherë është humbur (sesa të marrin diçka)… Gjithçka që kemi mund të marrin e kemi lëshuar për shkak të reaksioneve në Serbi, të cilët dënonin çdo përpjekje timen për zbatimin e politikës së Kosovës. Kam frikë se nuk do të kemi një shans tjetër, por ne do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç, raporton ‘Beta’.
Po ashtu Vuçiç informoi anëtarët e partisë së tij se ka një frikë të madhe nga e gjithë ajo që kanoset mbi Serbinë.

SHKARKO APP