Vuçiç pranon të flasë me Limajn dhe Ahmetin, por ka një kusht!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për TV Pink, ka folur për ekipin e ri dialogues shtetëror të Kosovës dhe për mundësinë e vazhdimit të dialogut.

Sipas tij, kushti i vetëm për vazhdimin e bisedimeve mbetet heqja e taksës.

“Vetëm le ta heqin taksën e pastaj le ta dërgojnë kë të duan për dialog”, u shpreh Vuçiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile delegacionit shtetëror që do të merret me dialogun.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ekip do të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?