Vuçiç: Propozimi për Asociacionin u takon serbëve, zgjedhje në veri pasi serbët të kenë të drejtat e tyre

Presidenti i Serbisë, Alekasandër Vuçiç këmbëngul se propozimin për çështjen e Asosacionit u takon ta bëjnë vetë serbët. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai thotë se as Kurti dhe as Rama nuk kanë të drejtë të propozojnë.

“Kur dëgjon që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe asnjëra prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim është bërë nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç përsërit kërkesat për largimin e krerëve shqiptarë nga komunat e veriut si dhe të forcave policore të Kosovës nga kjo zonë. Sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri Vuçiç i kërkoi qeverisë së Kosovës të mos i organizojë ato pa u dhënë më shumë të drejta serbëve.

SHKARKO APP