Vuçiç: Shqipëria e Madhe, veprim i koordinuar nga një shërbim sekret

Duke komentuar deklaratat e liderëve për Shqipërinë e Madhe, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, tha të martën se qëndrimet ishin një veprim i koordinuar mirë nga politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe në luginën e Preshevës, njofton Tanjug.

“Kjo ngre disa pyetje: a janë shqiptarët gati ta bëjnë këtë vetë ose në bashkërendim me dikë tjetër? Pse tani dhe cilat janë qëllimet e tyre të vërteta”, tha ai.

Por Vuçiç beson se të tilla qëndrime, janë nën koordinim e një shërbimi sekret. “Gjithçka po krijohet në koordinim me së paku me një shërbim sekret”, tha Vuçiç.

Ai beson se kjo është një përpjekje për të legjitimuar çështjen shqiptare duke thelluar problemin maqedonas, duke provokuar Serbinë me një reagim të papërgjegjshëm për t’i bërë shqiptarët të shfaqen si viktima.

“Shërbimet tona kanë gjetur gjurmë të aktiviteteve të një shërbimi të huaj me agjenci nga Prishtina dhe Tirana … por kjo nuk është një nga fuqitë më të mëdha botërore”.

R.Shtylla

SHKARKO APP