Vuçiç sulmon Ramush Haradinajn në prani të presidentit turk Erdogan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka dhënë një goditje kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në praninë e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kreut serb s’i ka pëlqyer një deklaratë e shefit të ekzekutivit kosovar për luftën.
Vuçiç ka reaguar nga Ankaraja ku ndodhet për vizitë për deklaratën se Serbia nuk e kupton “kush ka fituar dhe kush ka humbur” në luftë.
Presidenti serb ka ironizuar Haradinajn para gazetarëve, pas një takimi me kreun e Turqisë, Erdogan, duke thënë se ai i di të gjitha.
“Është e qartë se ai është ekspert i së drejtës, i shtetit, i rendit kushtetues, dhe e uroj për këtë”, është shprehur Vuçiç për kryeministrin e Kosovës.
Por, Haradinaj nuk do fitojë, ka thënë Vuçiç, pasi rezultati fitues nuk ka dalë kurrë nga arroganca dhe agresioni.