Vuçiç, takim me Erdogan

Presidenti serb  Aleksander Vuçiç po zhvillon një vizitë në Turqi, ku do të ketë një takim të përbashkët me homologun turk  Rexhep Taip Erdogan dhe me anëtarin e Kryesisë së Bosnjes Bakir Izetbegoviç.

Mediat serbe shkruajnë se ky është takimi i 3-të mes Vuçic dhe Erdogan në 6 muaj. Sipas Novosti, në këtë takim do të diskutohet për marrëdhëniet e serbëve e të boshnjakëve në Bosnje, por edhe për ato në Serbi.

Mediat serbe raportojnë se në bisedimet e sotme do të flitet për politikën turke në Ballkan si dhe për ndërtimin e autostradës Sarajevë – Beograd që financohet nga Turqia.

SHKARKO APP