Vuçiç takim me Merkel, Kosova temë diskutimi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë deri më 25 janar në Davos, ndërsa do të jetë pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Mësohet se lideri serb do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. ‘Kurir’ shkruan se gjatë këtij takimi Vuçiç dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën.

“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, thotë gazeta.

SHKARKO APP