Vuçiç takon Aleks Soros, ja çfarë shkruan në Facebook
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar me Aleks Soros dhe kanë biseduar me njeri tjetrin për reforma dhe bashkëpunim. Ja çfarë shkruan në Facebook, Vuçiç:
“Qëllimi strategjik dhe prioriteti i Serbisë është të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian. Serbia është e gatshme të reformojë shoqërine sipas standarteve europiane. – Me Ndihmëskryetarin e Këshillit Drejtues të Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Aleks Soros.”
Po ashtu, mediat serbe njoftojnë se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u takua me Zv.presidentin e Komitetit Drejtues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Aleks Soros me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në rajonaj dhe mbëhstetjen e Fondacionit për Integrimin Europian të Serbisë, për reformat në fushën e mediave dhe të së drejtave.
Presidenti serb tha se në rajonin e Ballkanit, Serbia, në fund të të gjitha proceseve të herëpashershmenegative në rajon, mbetet e vendosur që të gjitha çështjet e hapura bilaterale me fqinjët t’i zgjidhë me dialog.”