Vuçiç tregon forcën. Mediat e huaja: Parada serbe, kërcënim për rajonin (VIDEO)

“Mbrojtja e lirisë” kështu është quajtur kjo paradë ushtarake e Serbisë. Në qytetin e Nishit në jug janë mbledhur rreth 4 mijë ushtarë serb, 400 armë të llojeve të ndryshme, 40 avion dhe mysafir nga shtet tjera si dhe Rusia disa avion luftarak.

Parada ushtarake është mbajtur në kuadër të fitores kundër fashizmit. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia duhet të modernizoj edhe më shumë ushtrinë. Gjendjen e sigurisë në Ballkan e ka quajtur të komplikuar, por Serbia është e sigurt.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Në mënyrë impressive e kemi shënuar ditën e fitores ndaj fashizmit dhe kemi treguar si ua kthejmë borxhin atyre që e kanë sjellë lirinë. Serbia është një vend I lirë dhe askujt nuk do t’ia lejoj ta prek lirinë e saj. Ju jeni krenaria jonë dhe gatishmërinë tuaj e vlerësoj si shumë të mirë.

Serbia, pavarësisht se ushtrinë më nuk e ka oblgative, së fundmi ka blerë disa avion dhe ka porositur helikopter.

Analisti Dejan Miletic, thotë se e ardhmja është në integrimet euro-atlantike, por jo në këto rrethana. Por, ushtria shihet si mjet për të kthyer përgjigje pavarësisht se nuk ka pretendime për luftë në rajon.

Dejan Miletic, analist : Kjo është një mbështetje edhe për bisedimet politike sepse Serbia tregon që mund ta mbroj popullin serb në Kosovë nëse do të ishte I rrezikuar fizikisht. Nuk duhet luajtur shumë, por mendoj se bisedimet nuk kanë alternativë dhe pa kompromis nuk kemi rrugëdalje dhe çdo veprim I njëanshëm i Serbisë apo edhe I shqiptarëve në Kosovë është gabim.

Serbia disa herë ka thënë se nuk dëshiron luftëra të reja në Ballkan dhe se është e drejtuar drejt paqes, por gjithsesi është tërhequr vërejtja që askush të mos tallet me Serbinë dhe se konfliktet e ngrira pa kompromis janë të rrezikshme.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se parada e Serbisë me armatime kryesisht ruse është një kërcënim për rajonin.

Serbia holds a military parade as a show of military might in a tense region

SHKARKO APP