Vuçiç urdhëron ushtrinë të kalojë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të kalojnë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake Lajmi i është konfirmuar Tanjug nga komandanti suprem i ushtrisë serbe.
Urdhri u transferua te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Forcat serbe të sigurisë, forcat e armatosura dhe të gjitha njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme janë në gadishmëri për shkak të, siç u shpreh, “sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës” dhe “arrestimeve të serbëve që nuk kanë kryer ndonjë vepër”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është komandanti suprem i Forcave të Armatosura dhe urdhëroi që e gjithë ushtria serbe të vendoset në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake, konfirmoi për Tanjug Kabineti i Presidentit.
Policia e Kosovës mohon marrjen e Ujmanit. Media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU morën Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit por Besim Hoti, zëvendës i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, i hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve serbë për marrjen e kontrollit të Liqenit të Ujmanit dhe të hidrocentralit të tij nga Policia e Kosovës, si dhe për arrestimet e pretenduara.